RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bullgaria akuzon pesë persona për sulmin në Stamboll

bullgaria-akuzon-pese-persona-per-sulmin-ne-stamboll

Autoritetet bullgare kanë akuzuar pesë persona për dhënien e ndihmës për njërin prej të dyshuarve që kreu sulmin e fundjavës së kaluar në qendër të Stambollit.

Nga ky sulm në Sheshin Taksim u vranë gjashtë persona dhe u plagosën 81 të tjerë.

Kështu tha më 19 nëntor, Silka Mileva, zëdhënëse e prokurorisë së Sofjes.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha më 14 nëntor se policia e këtij vendi ka arrestuar 22 persona të dyshuar për sulmin në Stamboll.

Në mesin e të arrestuarve, ishte edhe personi që ka vendosur bombën.

Turqia ishte goditur nga një seri bombardimesh vdekjeprurëse edhe më 2015 dhe 2017, përgjegjësinë e të cilave e kishin marrë grupi militant Shteti Islamik dhe militantët kurdë. Nga këto sulme janë vrarë mbi 500 civilë dhe personel i sigurisë.

Turqia për një kohë të gjatë lufton kundër militantëve kurdë – apo Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, që njihet si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. /rel

Related posts

Gjermani, dioqeza urdhërohet t’i paguajë djalit që u abuzua nga prifti, mbi 300,000 euro

Muhamet Ramadani

Kapen rreth 2 kg kokainë e fshehur në një automjet në Merdarë

RTI

Trump: Luftë kundër karteleve dhe krimit të organizuar! Strategjia jonë “Paqe përmes forcës”

admin