RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Realizohet fluturimi i parë direkt nga Izraeli në Katar

realizohet-fluturimi-i-pare-direkt-nga-izraeli-ne-katar

Sot u realizua fluturimi i parë direkt nga Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion në Tel Aviv të Izraelit për në Doha, kryeqytetin e Katarit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke u nisur nga aeroporti Ben Gurion në Tel Aviv, fluturimi i parë i planifikuar i TUS Airlines, që transportonte izraelitë për të marrë pjesë në Kupën e Botës FIFA 2022, u nis për në Aeroportin e Dohas.

Gjatë Kupës së Botës janë planifikuar gjashtë udhëtime vajtje-ardhje ndërmjet Tel Avivit dhe Dohas. Fluturimet do të jenë mbi hapësirën ajrore të Arabisë Saudite në vend të Iranit.

Kryeministri izraelit Yair Lapid njoftoi më 10 nëntor se qytetarët izraelitë do të mund të fluturojnë drejtpërdrejt në Katar për herë të parë për të marrë pjesë në Kupën e Botës dhe se ata kanë hapur një zyrë të përkohshme diplomatike në Doha.

Zyra diplomatike do të ofrojë shërbime konsullore për qytetarët izraelitë që shkojnë në Katar për turneun.

Katari dhe Izraeli nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

Related posts

“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti flet në Davos për sigurinë: Perandoria Ruse nuk dëshiron fqinj

admin

Plani ambicioz kundër ndryshimeve klimatike, Google nuk arrin objektivin për uljen e emetimeve

admin

Turqi: Ringritja mahnitëse nga rrënojat e një tërmeti shkatërrues

admin