RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bullgaria rrit praninë e saj në Kosovë – dërgon kontingjent prej 100 trupash në misionin e NATO-s

bullgaria-rrit-pranine-e-saj-ne-kosove-–-dergon-kontingjent-prej-100-trupash-ne-misionin-e-nato-s

Bullgaria pritet të forcojë praninë e trupave të saja në Kosovë, në kuadër të KFOR-it.

Ajo po përgatitet të dërgojë një kontingjent prej 100 ushtrave për t’u bashkuar me forcën e NATO-s në Kosovë.

Kështu ka raportuar Radio Bullgaria, duke shtuar se dislokimi shënon një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e NATO-s për ruajtën e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Sot në Yambol do të mbahet ceremonia e dërgimit të një kontingjenti ushtarak prej rreth 100 ushtarësh, të cilët do të kryejnë detyra për Forcën Stabilizuese të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Ceremonia do të zhvillohet në orën 10:30 në sheshin qendror përballë ndërtesës së bashkisë. Kontingjenti ka përfunduar stërvitjen në Batalionin e 42-të të Mekanizuar, Yambol dhe zyrtarisht është shpallur “gati luftarake” nga Ministria e Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Në ceremoninë që do të mbahet so do të marrin pjesë zëvendës-shefi i mbrojtjes, gjenerallejtënant Mikhail Popov dhe komandanti i forcave tokësore, gjeneralmajor Dejan Deshkov.

Related posts

Ministria e Tregtisë publikon çmimoren e re për naftën, benzinën dhe gazin

admin

“Unë e di se ku është partneri juaj”- Makth për 35-vjeçaren e cila po kërkonte të dashurin në stacionin e trenit, i riu që iu afrua për ndihmë tenton ta përdhunojë

admin

Gaza: Ka të ngjarë që armëpushimi të zgjasë, pavarësisht asnjë konfirmimi nga Izraeli

admin6