RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Peci akuzon Komunën e Prishtinës për sabotim në zbatimin e aktgjykimeve

peci-akuzon-komunen-e-prishtines-per-sabotim-ne-zbatimin-e-aktgjykimeve

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se duke u përballur me mungesë të vazhdueshme të vullnetit për bashkëpunim dhe sabotim nga Komuna e Prishtinës që t’i zbatojë madje edhe aktgjykimet e formës së prerë për të liruar hapësirat ku po vepron njëri nga operatorët ekonomik i ka dërguar kërkesë ministrit Liburn Aliu që përmes kompetencave që ka kjo ministri, të asistojë në implementimin e aktgjykimit.

Peci në një postim në Facebook shkruan se është përballur me mungesë të vazhdueshme të vullnetit për bashkëpunim dhe sabotim nga Komuna e Prishtinës.

“…Duke u përballur me mungesë të vazhdueshme të vullnetit për bashkëpunim dhe sabotim nga Komuna e Prishtinës që t’i zbatojë madje edhe aktgjykimet e formës së prerë të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, për t’i liruar hapësirat ku po vepron njëri nga operatorët ekonomik në mënyrë të kundërligjshme, pronë e Ministrisë së Bujqësisë. Sapo i dërgova kërkesë Ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, që përmes kompetencave që ka kjo ministri, të asistojë në implementimin e aktgjykimit”, shkruan ministri i Bujqësisë.

Ndryshe, javë më parë Ministria e Bujqësisë liroi pronën publike rrugës për Fushë Kosovë.

Ministri Peci ditë më parë ka njoftuar po ashtu se ka autorizuar sekretarin e Ministrisë për ndërprerjen përfundimtare të qerasë ku ndodhen zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Related posts

Pandemia ka shkurtuar jetëgjatësinë e qytetarëve në Europë, në Shqipëri dhe Bullgari efekti është më i madh, Maqedonia në vendin e tretë.

rezart morina

RMV: Dalja në votime deri në orën 15 është 35,9%, për 7% më shumë se në vitin 2019

admin

Nis kthimi i haxhinjve kosovarë nga Medina

rezart morina