RTV AHIRETI
Shëndetësi

Çaji jeshil i dobishëm për mbipeshën, zemrën e kundër plakjes

caji-jeshil-i-dobishem-per-mbipeshen,-zemren-e-kunder-plakjes

Çaji jeshil, një përbërës natyral i dobishëm për shkak të vetive të tij dobësuese, po përdoret gjithmonë e më shumë.

Por përveç dobësimit përdoret dhe për kurimin e disa sëmundjeve, pasi është i pasur me antioksidantë, antiinflamatore dhe diuretike, që ndihmojnë organet sekretore të largojnë toksinat.

Parandalon sëmundjet kardiake

Antioksidantët e tij parandalojnë akumulimin e kolesterolit të keq në arterie, e për pasojë parandalojnë formimin e pllakave.

Pastrojnë qarkullimin e gjakut, dhe lehtësojnë rregullimin e lipideve në të gjithë trupin.

Reduktojnë riskun e tensionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve kronike të zemrës.

Lufton mbipeshën

Katekinat e saj veprojnë mjaft mirë në metabolizëm, duke përmirësuar aftësinë e djegies së kalorive. Ka fuqi të lartë ngopjeje, duke ndaluar të hani më shumë se sa duhet. Vetitë detoksifikuese ndihmojnë në heqjen e toksinave nga gjaku.

Parandalon plakjen e parakohshme

Duke qenë një pije plot me antioksidantë, vitamina dhe kripëra minerale, çaji jeshil konsiderohet një nga aleatët më të mirë për të reduktuar plakjen e parakohshme të qelizave.

Kjo nuk do të thotë që shmang formimin e rrudhave dhe shenjave të moshës, por edhe mbron organet nga sëmundjet tipike të plakjes.

Flavonoidët dhe vitamina E ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave dhe reduktojnë nivelin e stresit oksidativ.

Related posts

Shenjat kur trupi ka mungesë kaliumi, ushqimet ku gjendet

admin

Keni gjithmonë ftohtë? Urgjent te mjeku, rrezikoheni nga kjo sëmundje

admin6

Gjyshërit mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin mendor të nënës, tregon studimi

admin6