RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: E rëndësishme të shmangen hapat që do të kërcënonin më tej sigurinë dhe stabilitetin e rajonit

erdogan:-e-rendesishme-te-shmangen-hapat-qe-do-te-kercenonin-me-tej-sigurine-dhe-stabilitetin-e-rajonit

Turqia dhe Irani janë dakord për rëndësinë e shmangies së hapave që do të kërcënonin më tej sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, tha sot presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.

“Ne diskutuam nevojën për t’i dhënë fund sulmeve çnjerëzore të Izraelit ndaj Gazës dhe për të ndërmarrë hapa urgjentë drejt vendosjes së një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Erdoğan në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij iranian Ebrahim Raisi pas takimit të tyre në Ankara.

Duke kujtuar se Turqia ka dërguar mbi 30.000 tonë ndihma humanitare për palestinezët në portin Al-Arish në Egjiptin verilindor, duke përfshirë 26.000 tonë miell, që nga 7 tetori, Erdoğan tha: “Ne përsëritëm mbështetjen tonë për kauzën e drejtë të Palestinës dhe riafirmuam angazhimin tonë për të vazhduar bashkëpunimin për këtë çështje”.

Të dy presidentët gjatë takimit kanë shkëmbyer mendime edhe për zhvillimet e fundit në Palestinë, Siri, Irak, Afganistan dhe Kaukazin e Jugut, njoftoi Erdoğan.

“Çështja palestineze është në fokusin e Türkiyes dhe Iranit”, shtoi ai.

Presidenti turk tha se ka diskutuar me homologun iranian rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit kundër grupeve terroriste PKK/PYD/YPG dhe PJAK.

Related posts

Zjarri ku humbën jetën 168 persona në Hong Kong, ngrihen akuza për 7 persona dhe dy kompani

admin

Zyrtari iranian paralajmëron “surprizë të madhe” për SHBA dhe Izraelin

RTI

Presidenti kinez: Kina e gatshme për mbështetje reciproke me Rusinë për interesat thelbësore

admin