Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, u takua me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, transmeton Anadolu.
Ministri Çavuşoğlu bëri një postim nga llogaria e tij në Twitter lidhur me takimet në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë.
Çavuşoğlu në takimin me homologun e tij austriak shkon me automjetin Togg
Çavuşoğlu informoi se në Vjenë u takua me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, dhe se e ka falenderuar atë për ndihmat e Austrisë pas tërmeteve që goditën rajonet jugore të Turqisë në muajin shkurt.
“Do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë ekonomik, tregtar dhe kulturor”, deklaroi Çavuşoğlu, duke ndarë informacionin se në takim diskutuan zhvillimet në Ukrainë, Siri dhe Kaukaz.