RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çavuşoğlu hedh poshtë mundësinë e takimit Erdoğan-Assad në Uzbekistan

cavusoglu-hedh-poshte-mundesine-e-takimit-erdogan-assad-ne-uzbekistan

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, hodhi poshtë zërat për një takim të mundshëm mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe liderit të regjimit sirian, Bashar al-Assad, në samitin e ardhshëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në shtator, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur si i ftuar në televizionin Haber Global në kryeqytetin Ankara, Çavuşoğlu hodhi poshtë mundësinë e një takimi Erdoğan-Assad në samitin që pritet të mbahet më 15-16 shtator në Samarkand të Uzbekistanit, duke shtuar se Assad “nuk është ftuar” në ngjarje.

Çavuşoğlu nënvizoi gjithashtu se duhet të ndërmerren hapa për paqen e qëndrueshme në Siri, duke shtuar se regjimi nuk duhet ta konsiderojë opozitën si terroriste.

“Turqia ka thënë që në fillim se procesi më i rëndësishëm është ai politik”, tha ai.

Ai shtoi se Turqia në Siri ndjek një politikë “të orientuar drejt rezultatit”, duke theksuar rëndësinë e integritetit territorial të vendit dhe nevojën për eliminimin e organizatave terroriste. /aa

Related posts

OKB thotë se shkatërrimi në Gaza përbën “shkelje të rëndë” të Konventës së Gjenevës dhe krim lufte

Muhamet Ramadani

Shqipëri, mbahet protestë antiqeveritare

RTI

Putin shpall armëpushim me Ukrainën për Pashkë më 11-12 prill

RTI