RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çavuşoğlu: Nevojitet bashkëpunim për stabilitet të qëndrueshëm në Siri

cavusoglu:-nevojitet-bashkepunim-per-stabilitet-te-qendrueshem-ne-siri

Është i nevojshëm bashkëpunimi për të siguruar stabilitet të qëndrueshëm në Siri, tha sot ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, transmeton Anadolu.

“Kombet e Bashkuara po bashkëpunojnë me ne për këtë çështje. Bashkëpunimi me regjimin e Asadit është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Kjo është thelbësore për ndërtimin e stabilitetit të qëndrueshëm në Siri”, tha Çavuşoğlu për CNN Turk.

Sipas tij, Turqia pret numrin më të madh të refugjatëve sirianë.

“Rreth 550 mijë njerëz janë kthyer që nga krijimi i zonës së sigurt. Njerëzit duhet të kthehen në shtëpitë e tyre. Kthimi i tyre duhet të jetë i sigurt dhe dinjitoz. Siguria e tyre është shumë e rëndësishme. Është e nevojshme të krijohet infrastrukturë për nevojat e tyre themelore”, theksoi Çavuşoğlu.

Ai kujtoi se ministrat e Jashtëm të Turqisë, Rusisë, Iranit dhe Sirisë ranë dakord të mërkurën për të formuar një komitet për normalizimin e marrëdhënieve turko-siriane.

“U ra dakord për një udhërrëfyes. U vendos të formohet një grup pune. Miqtë do të diskutojnë se çfarë hapash do të ndërmerren në luftën kundër terrorizmit, si do të funksionojë procesi politik dhe çfarë hapash do të ndërmerren në periudhën e ardhshme. Ndoshta do të takohemi sërish”, shtoi Çavuşoğlu.

Që nga viti 2011 zgjat lufta në Siri. Sipas OKB-së, qindra mijëra njerëz kanë humbur jetën dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur.

Related posts

Rezultatet e vizitës së Lajçak në Kosovë dhe Serbi pritet të jenë minimale në dialog

admin

Presidenti iranian u bën thirrje vendeve të rajonit të mos lejojnë “armiqtë të zhvillojnë luftën” nga territoret e tyre

Irfan Jahiu

Masat e BE-së dëmtuan ekonominë, kërkohet shfuqizimi i sanksioneve

admin