RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

CENTCOM: 21 anije kthehen drejt Iranit mes presionit detar amerikan

centcom:-21-anije-kthehen-drejt-iranit-mes-presionit-detar-amerikan

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se 21 anije janë kthyer drejt Iranit që nga fillimi i operacioneve detare amerikane pranë brigjeve të tij, të cilat hynë në fuqi më 13 të këtij muaji.

Në një deklaratë të publikuar të premten në platformën X, CENTCOM bëri të ditur se shkatërruesi me raketa të drejtuara, USS Michael Murphy (DDG-112), po zhvillon patrullime në Detin Arabik, në kuadër të zbatimit të masave detare ndaj anijeve që tentojnë të hyjnë ose të dalin nga portet iraniane.

Sipas njoftimit, që nga nisja e këtyre masave, 21 anije kanë respektuar udhëzimet e forcave amerikane dhe janë kthyer mbrapsht drejt Iranit.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po synojnë të zbatojnë edhe të ashtuquajturin “ligji i kapjes” në Ngushticën e Hormuzit, i cili lejon ndalimin dhe kontrollin e anijeve që dyshohen se transportojnë ngarkesa të ndaluara ose mbështesin aktivitete armiqësore. /mesazhi

Related posts

Përvjetori i 38-të i Intifadës së Parë shënohet sot

RTI

Vazhdon protesta në Graçanicë, bllokohet rruga

admin

Çështja e njohjes së Kosovës “përplas” Gjermaninë me Spanjën

Muhamet Ramadani