RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa Leoni: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trumpin, do t’i vazhdoj thirrjet për paqe

papa-leoni:-nuk-eshte-ne-interesin-tim-te-debatoj-me-trumpin,-do-t’i-vazhdoj-thirrjet-per-paqe

Papa Leoni XIV ka deklaruar të shtunën se nuk ka aspak interes të hyjë në debat me presidentin amerikan Donald Trump lidhur me luftën në Iran, por u zotua se do të vazhdojë të predikojë mesazhin ungjillor të paqes.

Teksa udhëtoi nga Kameruni drejt Angolës në kuadër të një turi 11-ditor në Afrikë, Papa Leoni komentoi polemikat e fundit të nxitura nga kritikat e Trumpit ndaj mesazheve të tij për paqen.

Trumpi i pati nisur kritikat përmes platformës së tij Truth Social më 12 prill, duke e akuzuar Papën për qëndrime të buta ndaj krimit dhe për afërsi me të majtën politike.

Këto deklarata u bënë në kohën kur vazhdon të përshkallëzohet konflikti me Iranin, i nisur më 28 shkurt me sulme të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit dhe i pasuar nga kundërpërgjigjja iraniane. /koha

Related posts

Punonjësit e ndihmës në Ga’za bëjnë thirrje për ar’mëpushim, dënojnë vr’asjen e grave dhe fëmijëve

admin

SHBA-ja bën thirrje për “masë të fuqishme të OKB-së” kundër testimeve raketore të Koresë së Veriut

admin

Libani: 850 persona të vrarë në sulmet izraelite që nga 2 marsi

Irfan Jahiu