RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Çmimet e naftës dhe gazit mbesin të njëjta, benzina shtrenjtohet për 1 cent

cmimet-e-naftes-dhe-gazit-mbesin-te-njejta,-benzina-shtrenjtohet-per-1-cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e enjte.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.86 euro për litër, i gazit me 0.75 euro dhe i benzinës është rritur për 1 cent, pra sot tregtohet me 1.75 euro.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së enjtes dhe janë të vlefshme për 24 orë. Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale.

Related posts

Dhjetëra shtete kërkojnë që Rusia të tërheqë trupat nga centrali më i madh në Evropë

admin

Shefi i NATO-s i thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë të arrijnë normalizimin dhe marrëveshjen e paqes

admin6

Erdogan dhe Guterres diskutojnë mënyrat për t’i dhënë fund krizës së shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë

admin