RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistan, partia e ish-kryeministrit Khan do të protestojë në të gjithë vendin

pakistan,-partia-e-ish-kryeministrit-khan-do-te-protestoje-ne-te-gjithe-vendin

Lëvizja për Drejtësi e Pakistanit (PTI), e udhëhequr nga ish-kryeministri Imran Khan, i cili u plagos në një sulm të armatosur dje në Pakistan, vendosi të protestojë pas namazit të xhumasë në të gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të medias kombëtare, PTI do të protestojë kundër sulmit ndaj Khan-it në të gjithë Pakistanin pas namazit të xhumasë.

Nga ana tjetër, policia deklaroi se personi që sulmoi Khan-in ishte narkoman dhe se ai ka përdorur pistoletë.

Duke theksuar se sulmuesi ka blerë 46 plumba dhe ka dashur të ngjitet në çatinë e një xhamie para sulmit, policia tha se forcat e sigurisë nuk e kanë lejuar këtë.

Pritja rreth spitalit vazhdon

Ish-kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, dënoi sulmin ndaj Khan-it në një reagim në twitter.

Khan është në gjendje të mirë shëndetësore, i cili po trajtohet në spitalin Shaukat Hanum në Lahore.

Mbështetësit e PTI-së presin rreth spitalit që nga dita e djeshme.

Sulmi ndaj Imran Khan

Khan filloi një marshim nga Lahore në Islamabad më 28 tetor, me arsyetimin se qeveria e koalicionit nuk shpalli zgjedhje të parakohshme.

Khan u plagos në të dyja këmbët kur kolona e tij u qëllua dje në Wazirabad. Nga ky sulm mbeti i vrarë një person dhe shtatë të tjerë u plagosën.

Qeveria e drejtuar nga Khan ra në prill

Në Pakistan, qeveria e drejtuar nga Imran Khan ra me 174 vota “jo” në një votë mosbesimi në parlament më 10 prill.

Shahbaz Sharif, vëllai i Nawaz Sharif, i cili shërbeu si kryeministër për tre mandate në vend, u zgjodh kryeministër me mbështetjen e shumicës absolute me 174 vota në zgjedhjet e mbajtura në parlament më 11 prill.

Related posts

Përmbytjet në Slloveni: Dëmet materiale vlerësohen në 500 milionë euro

rezart morina

Britani, mbesin dy kandidatët e fund në garën për udhëheqjen e Partisë Konservatore

admin

26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, do të mbahet ceremoni në kazermën “Adem Jashari”

rezart morina