RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Çmimet e produkteve pritet te bien, shkalla e inflacionit po stabilizohet

cmimet-e-produkteve-pritet-te-bien,-shkalla-e-inflacionit-po-stabilizohet

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se ka indikacione të mira nga tregu evropian, por edhe ai global, për stabilizimin e inflacionit dhe ekonomisë në përgjithësi.

Mirëpo, sipas Rafunës çmimet nuk do të kthehen në nivelin të cilin ishin para pandemisë.

Teksa ka përmendur disa sfida aktuale të bizneseve kosovare, kryetari i OEK-ut ka treguar se, përkundër atyre sfidave, ka edhe rritje të pagave në sektorin privat.

“Ka qenë një periudhë sfiduese për bizneset. Pas pandemisë, pati një shpresë se do të hapej tregu, mirëpo nuk u arrit që zinxhiri i furnizimit të stabilizohej. Menjëherë pas kësaj pasoi lufta Ukrainë-Rusi, prapë u çrregullua tregu, inflacioni. Ishte edhe pasiguria rreth energjisë elektrike, se a do të ketë furnizim, a do të shtrenjtohet”.

Siç sqaroi Rafuna, rënia e çmimit të derivateve, çmimit të gazit dhe e shpenzimeve të transportit ndërkombëtar janë indikacione të mira për stabilizimin e çmimeve.

Related posts

Gjermania e vlerëson rolin e KFOR-it dhe ndihmën për stabilitetin në Kosovë

admin

Heqja dorë nga shitja e jahtit i kushtoi jetën, mediat e huaja: Mike Lynch nxori në treg Bayesian, por… Pistat ku po hetohet mbi tragjedinë, dyshohet edhe vrasje të shumëfishtë

admin

Disa lagje në kryeqytet pa furnizim me ujë, shkak punimet në rrjet

admin