RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çmimi i naftës bie për shkak të kërkesës së ulët

cmimi-i-naftes-bie-per-shkak-te-kerkeses-se-ulet

Çmimi i naftës ”Brent” humbi më shumë se 9,3 për qind gjatë javës që përfundon sot, pasi mbi çmimet ndikuan shqetësimet e mungesës së furnizimit, pritjet më të ulëta të kërkesës dhe të dhënat e dobëta ekonomike.

Nafta e papërpunuar ”Brent” tregtohej me 94,17 dollarë për fuçi, duke shënuar rënie prej 9,4 për qind krahasuar nga mëngjesi i të hënës, kur tregtohej me 103,92 dollarë për fuçi.

Standardi amerikan ”West Texas Intermediate” (WTI) tregtohej me 88,52 dollarë për fuçi, respektivisht duke shënuar një rënie prej 10 për qind krahasuar me mëngjesin e të hënës kur tregtohej me 98,46 dollarë për fuçi.

Çmimet e naftës shënuar rënie të hënën, ndërkohë që të martën thelluan më tej humbjet si pasojë e të dhënave ekonomike nga Kina, Japonia dhe SHBA-ja.

Indeksi i Menaxherëve të Blerjeve të Prodhimit (PMI) i Kinës ra në 49 nga 50,2 sa ishte në muajin qershor, krahasuar me pritjet e tregut prej 50,4.

Aktiviteti prodhues i Japonisë në muajin korrik ishte në ritmin më të ngadaltë në 10 muajt e fundit.

Çmimet e naftës u rritën mëngjesin e së mërkurës për shkak të rritjes së pritshme të inventarit të naftës bruto në SHBA dhe pasigurisë së furnizimit përpara takimit të shumëpritur të grupit OPEC+.

Të mërkurën, OPEC+ ra dakord për të rritur prodhimin në muajin shtator me vetëm 100 mijë fuçi në ditë.

Si çmimi i naftës ”Brent”, ashtu edhe ai i WTI-së u rritën të mërkurën pas njoftimit të OPEC-it, pasi investitorët e naftës prisnin rritje më të madhe të prodhimit, por deri në mesditë çmimet ranë rreth dy për qind.

Të dhënat ekonomike, që tregojnë ngadalësim ekonomik dhe perspektivën e një recesioni, po frenojnë rritjen e çmimit të naftës. /atsh

Related posts

11,675 palestinezë të vrarë që nga fillimi i agresionit izraelit, 3600 të zhdukur

rezart morina

Rusia shkatërron depon e madhe të misrit në Ukrainë

rezart morina

Vrasjet e mbrëmshme në Prishtinë, publikohen fotot e 2 të dyshuarve

admin