RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

COVID, 56 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitale rajonale

covid,-56-paciente-po-trajtohen-ne-qkuk-dhe-spitale-rajonale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se 56 pacientë janë duke u trajtuar me COVID-19 pozitivë në klinikat COVID në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme.

Prej tyre, në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 29 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme 27 pacientë.

Klinika Infektive ka numrin më të lartë të pacientëve të shtrirë, me 16 të tillë. Ndërsa nga radhët e spitaleve rajonale, prin ai i Pejës me 11 pacientë COVID pozitivë.

Related posts

Lista Serbe thirrje për bojkot të Censusit, BE kundër: Serbët e Kosovës të shprehin qëndrimin në kutitë e votimit

admin

BE regjistron rritje të kërkesave për azil

rezart morina

Shkup, niset grupi i parë i haxhilerëve nga Maqedonia e Veriut

admin