RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Delhi mbyll shkollat fillore për shkak të kualitetit të dobët të ajrit

delhi-mbyll-shkollat-fillore-per-shkak-te-kualitetit-te-dobet-te-ajrit

Shkollat fillore në New Delhi në Indi do të mbyllen nga te shtuna dhe do të merren në konsideratë edhe kufizime në trafikun rrugor, ka thënë kryeministri Arvind Kejriwal të premten ndërsa kryeqyteti vazhdon të përballet me nivele të larta të ndotjes së ajrit.

Dhjetëra banorë janë ankuar për vështirësi në frymëmarrje dhe probleme në sy, hundë dhe fyt pasi cilësia e ajrit ka arritur kategorinë “e rëndë” dhe “të rrezikshme” në shumicën e stacioneve monitoruese, raportoi Reuters.

“Po mbyllim të gjitha shkollat fillore në Delhi nga nesër. Po ashtu po mbyllim aktivitetet e jashtme për të gjitha klasat nga ajo e pesta”, tha Kejriwal.

Vendimi erdhi pas shqetësimeve të prindërve dhe ambientalistëve të cilët nxitën autoritetet të konsideronin ndikimin e ndotjes së ajrit te fëmijët.

New Delhi është qytet i rreth 20 milionë njerëzve dhe kryeqyteti më i ndotur në botë. Mbështillet nga re tymi çdo dimër për shkak të emetimeve nga automjetet dhe tymi nga djegiet e lëndëve nëpër lagje. /koha

Related posts

Izraeli e ndalon flamurin palestinez në institucione

admin

Nis takimi i Blinken me Osmanin dhe Kurtin

admin

Kurti merr pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, takohet me Scholz

rezart morina