RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dendias nesër në Tiranë për çështjen e detit, zbardhet agjenda

dendias-neser-ne-tirane-per-ceshtjen-e-detit,-zbardhet-agjenda

Greqia po rrit përpjekjet për të ‘ringjallur’ negociatat me Shqipërinë mbi përcaktimin e zonave detare mes dy vendeve, me Ministrin e Mbrojtjes Nikos Dendias që do të vizitojë Tiranën të hënën, për bisedime të nivelit të lartë që synojnë rifillimin e një procesi që ka mbetur i bllokuar prej vitesh.

Sipas burimeve diplomatike, ardhja e tij ka në agjendë një vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të takohet me homologun e tij, Ermal Nufin.

Më pas, ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa më tej do të zhvillohet një drekë pune në rezidencën kryeministrore.

Ndërkohë, pasdite Dendias do të takohet me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin.

Athina dhe Tirana po kërkojnë të përfitojnë nga ajo që zyrtarët grekë e përshkruajnë si një fazë pozitive në marrëdhëniet dypalëshe, shkruajnë mediat greke. /gazetatema

Related posts

Moti ekstrem godet Shtetet e Bashkuara, 15 persona humbin jetën. Stuhitë shkatërrojnë banesat

admin

Drejtori Simnica vizitoi Qendrën Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë

Muhamet Ramadani

Kur pritet të trajtohet nga Kuvendi peticioni për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

admin