RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Deputetët gjermanë refuzuan mocionin për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë

deputetet-gjermane-refuzuan-mocionin-per-dergimin-e-raketave-taurus-ne-ukraine

Koalicioni qeverisës tre-partiak në Gjermani kundërshtoi një mocion për dërgimin e raketave lundruese me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë të mërkurën, raporton Anadolu.

Mocioni u refuzua nga deputetët Social Demokratët (SPD), të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë (FDP).

Propozimi nga Unioni Kristian Demokrat (CDU) dhe Unioni Kristian Social (CSU) mblodhi 485 vota kundër, ndërsa vetëm 178 ishin pro.

Deputetët e të Gjelbërve dhe FDP-së justifikuan refuzimin e tyre të propozimit, duke përmendur përpjekjet për ta lidhur atë me debatin e përgjithshëm mbi raportin vjetor për Forcat e Armatosura.

Mediat gjermane vunë në dukje edhe hezitimin e kancelarit Olaf Scholz në lidhje me propozimin për t’i dhënë Ukrainës raketat lundruese Taurus.

Related posts

Irani: Izraeli të ndalojë krimet e luftës përpara se të jetë shumë vonë

admin6

Izmir Zeqiri arrin në objektin ku do të betohet

rezart morina

Shqipëri, mbahet Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës

admin6