RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, mbahet Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës

shqiperi,-mbahet-samiti-rajonal-mbi-planin-e-rritjes-dhe-konvergjences

Në Shqipëri u mbajt Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin drejt Bashkimit Evropian (BE), si edhe zbatimin e Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve nga vendet e rajonit dhe përfaqësuesve të institucioneve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare, raporton Anadolu.

Në përfundim të punimeve të samitit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat me fokus punimet e samitit, bashkëpunimin rajonal dhe procesin e integrimit evropian.

Rama: Integrimi evropian shkon përmes integrimit rajonal

Kryeministri Rama tha se Plani i ri i Rritjes është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen në BE dhe sipas tij është një instrument që do ta bëjë këtë proces të prekshëm për njerëzit.

“Për herë të parë të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor biem dakord se Bashkimi Europian nuk po bën vetëm punën e zakonshme, por po shkon një hap më tej për t’u afruar me ne, për të na mbështetur në rritjen tonë ekonomike dhe integrimin tonë me një plan të ri të rritjes. Ky është rezultati i dialogut, ky është rezultat i nxitjes nga ana jonë për t’u dëgjuar, për t’u kuptuar sa u takon vështirësive tona, argumenteve tona dhe ideve tona”, tha Rama.

Rama shtoi se integrimi evropian shkon përmes integrimit rajonal dhe sipas tij Plani i ri i Rritjes e vulos një gjë të tillë.

I pyetur për samitin e djeshëm Ukrainë – Evropa Juglindore dhe propozimin presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, për bashkëprodhimin e armëve, Rama tha se “Sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, ne, si Serbia apo Bosnja apo Kroacia, nuk kemi një prodhim, një industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi, së pari, për veten tonë. Propozimi nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Presidenti Zelenskyy na foli për mundësinë e bashkëpunimit që do të thotë investimi, prodhimi dhe bashkëpunimi dhe sigurisht të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria, kështu që ky është një proces”.

Gjatë punimeve të samitit Rama gjithashtu ka theksuar se ambicia e Shqipërisë është që të jetë gati në qershor për aplikimin për përfshirjen në zonën e evropiane të përbashkët të pagesave.

Varhelyi: Nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjët në rast e bllokon tjetrin për të ecur përpara

Komisioneri Varhelyi u shpreh se dita e sotme ka qenë edhe një inkurajim i madh për të gjithë për të ecur përpara në mënyrë të përshpejtuar.

“Vetë ideja e të gjithë Planit të rritjes ka qenë kryesisht i konceptuar pikërisht këtu, në Tiranë, në diskutimet e mëparshme që ne kemi pasur me kryeministrin (Rama), por edhe me udhëheqësit e tjerë të rajonit. Pra, nuk është vetëm ide kjo e Komisionit Evropian apo e Bashkimit Evropian apo e Këshillit Evropian që ka vendosur që kjo gjë të krijohet e të realizohet, por ka qenë dhe ideja e gjithë rajonit”, tha Varhelyi.

Komisioneri evropian tha se e kuptojnë që pjesëmarrja në tregun e përbashkët ka të bëjë dhe me konkurrencën dhe, sipas tij, konkurrenca në tregun e përbashkët të BE është e fortë.

I pyetur mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe nëse “do ta lejojë BE-ja Greqinë që të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë”, Varhelyi tha se “Ne jemi të dakorduar në Bruksel për faktin që Shqipëria është gati për të hapur negociatat për grup-kapitullin e parë dhe BE do duhet që të ketë mundësinë që ta marrë këtë vendim. Unë nuk e kuptoj dot se pse nuk e marrim dot ne këtë vendim, edhe pse e kuptoj tërësisht rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, pra marrëdhënieve të mira me fqinjët, por nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të tilla dhe të mira me fqinjët në rast se ti e bllokon tjetrin për të ecur përpara”.

Sipas autoriteteve shqiptare, plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Në kuadër të samitit, në Tiranë nënshkrua edhe marrëveshja mes Kolegjit të Evropës, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë dhe Universitetit të Tiranës për hapjen e Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë. Marrëveshja u firmos nga ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, dhe rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.

Related posts

Shefi i OKB-së: Inkursioni i mundshëm në Gazën jugore i ‘të tmerrshëm’

admin

Kurti-Sarrazinit: Shkuarja e kryetarëve të komunave në zyre është normale

admin

Ukraina nis programin e ndihmës ushqimore për të marrë mbështetjen afrikane dhe aziatike

admin