Ndaj deklarata të emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Gabriel Escobar, i cili përmendi dy kushte të tjera që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës, ka reaguar deputeti i Bundestagut, Knut Abraham.
Abraham ka thënë se vlerësojnë shqetësimet e Escobarit, por ai ka siguruar që Asambleja Parlamentare do të vendosë në mënyrë të pavarur.
“Ne vlerësojmë shqetësimet e Escobar, por mund ta sigurojmë atë se Asambleja Parlamentare do të vendos në mënyrë të pavarur për kriteret e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe do të vlerësojë përmbushjen e tyre”, ka shkruar ai në X.