RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Deputetja britanike kërkon sanksione ndaj Serbisë pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës

deputetja-britanike-kerkon-sanksione-ndaj-serbise-pas-kidnapimit-te-tre-policeve-te-kosoves

Alicia Kearns, deputete në Parlamentin e Britanisë së Madhe ka thënë se nëse forcat serbe kanë hyrë ilegalisht në Kosovë dhe kanë rrëmbyer tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, është një përshkallëzim shumë serioz.

Ajo përmes një postimi në Twitter ka thënë se ky veprim i Serbisë do duhej të pasohej me sanksione të rëndësishme nga fuqitë perëndimore, të cilat sipas saj nuk janë përmbajtur nga sanksionet ndaj Kosovës edhe për shumë më pak.

“Nëse policët kosovarë janë rrëmbyer nga forcat serbe që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz. Kjo do të kërkonte një sanksion të rëndësishëm nga fuqitë perëndimore, të cilat nuk janë përmbajtur nga sanksionet dhe kritikat ndaj Kosovës për shumë, shumë më pak”, ka shkruar ajo.

Related posts

Italia e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë

admin

Mërgimtarët drejt Kosovës, kaq minuta iu duhet të presin në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë

admin

“E ardhmja do të jetë më vendimtare”- Ambasadori i Iranit në OKB: Izraeli e di se cila do të jetë hakmarrja jonë e dytë

admin