RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mërgimtarët drejt Kosovës, kaq minuta iu duhet të presin në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë

mergimtaret-drejt-kosoves,-kaq-minuta-iu-duhet-te-presin-ne-merdare-dhe-tek-dheu-i-bardhe

Sezoni i verës çdoherë është më i ngarkuari sa i përket pritjeve në pikat kufitare.

Numër i madh i mërgimtarëve të cilët nisen drejt Kosovës ndër vite detyrohen që të presin me orë të tëra në këto pika kufitare.

Por siç duket këtë vit pritjet në pikat kufitare janë thjeshtë çështje minutash.

Edhe pse tani thuajse të gjithë mërgimtarët vinë drejt Kosovës, pritjet janë vetëm nga 10 minuta.

Situata e njëjtë është prej disa ditësh, si në Merdare po ashtu edhe në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, transmeton lajmi.net.

Në publikimet e fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se në hyrje të Kosovës nga pika kufitare në Merdare pritja është 10-15 minuta.

E njëjtë është koha në të cilën duhet të presin mërgimtarët në ardhje edhe tek Dheu i Bardhë.

Duhet përkujtuar që këtë vit shumë prej mërgimtarëve kanë zgjedhur që të mos vinë me automjete, për shkak edhe të rritjes ekstreme të çmimeve në derivate.

Kësisoj shumë prej tyre zgjedhin që në vendlindje të vinë me aeroplan, edhe pse çmimet e biletave janë gjithashtu tejet të larta./Lajmi.net/

Related posts

Kurti vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut

admin

Përmbytja e superjahtit/ Kapiteni refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të hetuesve, Prokuroria nis hetim ndaj dy anëtarëve të ekuipazhit! U kontrollohen dhomat e gjumit dhe u sekuestrohen celularët

admin

DASH: Tensionet me Serbinë pengesë për tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë

admin