Në mungesë të kuorumit ka dështuar të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.
Kryesuesi i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj e shpalli këtë mbledhje të mbyllur.
Ndërkaq, deputeti nga partia në pushtet, Mefail Bajqinovci ka propozuar që mbledhjet e këtij komisioni të bëhen ditën e premte në ora 13:30.
Më ketë u pajtuan deputetët që ishin prezent.
Përveç këtyre, në komision të pranishëm ishin, edhe deputetja Arjeta Fejza, Mirlinda Tishukaj-Sadiku dhe deputeti Bekim Haxhiu. /kp/
The post Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, s’ka kuorum first appeared on Radio Televizioni Iliria.