RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Detajet nga takimi i Kurtit me Borrellin e Lajçakun: Përmenden targat, dialogu e tensionet e fundit

detajet-nga-takimi-i-kurtit-me-borrellin-e-lajcakun:-permenden-targat,-dialogu-e-tensionet-e-fundit

Qeveria e Kosovës ka folur për takimin e zhvilluar sot mes kryeminstrit Kurti, përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Joseph Borrell si dhe emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak.
Në një komunikatë për media, Qeveria ka treguar se tema të diskutimit ishin dinamizimi i dialogut Kosovë – Serbi, zbatimi i vendimit për targat ilegale, zhvillimet e fundit në Kosovë e çështje tjera, shkruan lajmi.net.

“Kryeministri Kurti theksoi elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër, ndërsa tha se propozimi franko-gjerman, që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”, tha Qeveria në komunikatën e saj.

Duke biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit, Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Njoftimi i plotë i Qeverisë për takimin Kurti – Borrell – Lajçak.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Francë për të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, para fillimit të forumit, u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák.

Dinamizimi i dialogut Kosovë-Serbi, zbatimi i vendimit për targat ilegale, zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe çështje tjera aktuale ishin temat qendrore të takimit, ku morën pjesë edhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe këshilltarët e Kryeministrit, Jeton Zulfaj dhe Fisnik Korenica.

Kryeministri Kurti theksoi elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër, ndërsa tha se propozimi franko-gjerman, që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

Duke biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit, Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Related posts

Fajon për Anadolu: Politikanët, intelektualët nuk përjashtohen nga retorika seksiste

admin

Palestinezët në Rafah ‘jetojnë në struktura të ngjashme me serrat’ ndërsa temperaturat rriten

admin

Deklaratat për Kurtin, Prokuroria Speciale merr në pyetje Faton Klinakun

admin