RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dhjetë persona të arrestuar, dyshohen për keqpërdorime bankare

dhjete-persona-te-arrestuar,-dyshohen-per-keqperdorime-bankare

Dhjetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në aksionin e zhvilluar në 14 lokacione në disa komuna të Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar pas hetimeve disa mujore bashkë me Prokurorinë e Shtetit, ku disa persona dyshohet se janë përfshirë në disa vepra penale.

“Sot, më 19.009.2023, pas grumbullimit tëtë dhënave dhe nën dyshimin se janë konsumuar disa vepra penale nga të dyshuarit, është zbatuar një urdhëresë nga gjykata për kontrolle në disa lokacione. Policia e Kosovës për të kompletuar të dhëna e dëshmi rreth rastit, ka kryer kontrolle në 14 lokacione në qytetet: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Drenas, Suharekë dhe Deçan”, thuhet në komunikatë, përcjell teve1.info

Sipas PK-së të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në në disa vepra penale.

“Gjatë operacionit policor të sotëm janë arrestuar 10 të dyshuar nën dyshimin se janë përfshirë në veprat penale: ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’dhe ‘hyrje në sistemet kompjuterike’.Të dyshuarit, në bashkëveprim me njëri-tjetrin, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëmtë dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, kanë përdorur kartelat bankare pa autorizim duke bërë transaksione, tërheqje të parave nga bankomatët dhe blerje të gjësendeve të ndryshme, me kartela bankare të cilat kanë arritur në forma të ndryshme t’i komprometojnë. Në këtë rast janë dëmtuar institucionet financiare (bankat) në Kosovë me mijëra euro”, thuhet në komunikatë.

Në këtë aksion Policia ka sekuestruar prova të ndryshme relevante, përfshirë kompjuterë, telefona celularë, USB, kartela bankare, dokumente, si dhe tre armë dhe municion.

Related posts

Njërit prej terroristëve i prenë veshin dhe e detyruan ta hante, tjetrit i bënë goditje me elektroshok në organet gjenitale! Torturat e Rusisë ndaj të arrestuarve për sulmin në Moskë

admin

Kina fajëson SHBA-në për pushtimin rus të Ukrainës

admin

OKB: Mbi 140 ekzekutime në Iran në 2023

admin