RTV AHIRETI
Shëndetësi

Dhjetë simptomat fillestare të Alzheimerit që duhet t’i njihni

dhjete-simptomat-fillestare-te-alzheimerit-qe-duhet-t’i-njihni

Sëmundja e Alzheimerit, forma më e zakonshme e Demencës, prek miliona jetë në mbarë botën, duke ua grabitur pacientëve kujtimet dhe aftësitë e të menduarit. Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth 6 milionë amerikanë jetojnë me sëmundjen e Alzheimerit.

Kur flitet për këtë sëmundje, njohja e shenjave të hershme është thelbësore për ndërhyrjen në kohë dhe menaxhimin efektiv të saj. “Alarmante është nëse ato ndodhin vazhdimisht dhe shoqërohen me një ndryshim në aftësinë e personit për të funksionuar. Zakonisht kur një pacient vjen tek unë për një vlerësim, kjo ndodh sepse familja dhe miqtë kanë vënë re sjellje jo karakteristike apo shqetësuese, dhe jo vetëm probleme të kujtesës”- thotë dr.MagdalenaBednarzik, mjeke geriatre e Qendrës Mjekësore të Universitetit Rash në SHBA.

Shenjat e hershme ndaj të cilave duhet pasur kujdes:

1. Humbje e kujtesës

Sipas Institutit Kombëtar të Plakjes në SHBA, problemet e kujtesës janë zakonisht një nga shenjat e para të kësaj sëmundje. Simptoma më e zakonshme e hershme e Alzheimer është dëmtimi i kujtesës për gjërat që kanë ndodhur kohët e fundit.

2. Vështirësi në zgjidhjen e problemeve

Alzheimer mund të ndikojë në aftësinë e një personi për të zhvilluar dhe ndjekur një plan ose për të zgjidhur problemet. Sfiduese bëhen edhe detyrat e thjeshta, si për shembull ndjekja e një recete të dhënë nga mjeku apo pagesa e faturave.

3. Konfuzion mbi kohën dhe vendndodhjen

Njerëzit me Alzheimer në fazën e tij të hershme, harrojnë shpesh datat, stinën ku ndodhen,dhe e humbin perceptimin e kalimit të kohës. Po ashtu mund të kenë vështirësi të kuptojnë se ku janë ose si arritën në një vend të caktuar.

4. Ndryshimet në shikim dhe orientimin hapësinor

Alzheimer mund të ndikojë tek perceptimi vizual, duke çuar në vështirësi në gjykimin e distancave dhe përcaktimin e ngjyrës apo kontrastit. Kjo mund të sjellë probleme me leximin, drejtimin e makinës ose lundrimin në mjedise të njohura.

5. Gjykim i dobët

Një person me Alzheimer mund të shfaqë ndryshime në aftësitë e gjykimit ose vendimmarrjes. Të sëmurët me këtë sëmundje, mund të bëjnë zgjedhje të dobëta ekonomike, të neglizhojnë higjienën personale apo të shfaqin rënie të vëmendjes ndaj pamjes së jashtme.

6. Tërheqja nga ndërveprimet sociale

Alzheimeri në fazën e hershme, mund të sjellë ndryshime të dukshme në sjelljen sociale. Individët mund të nisin të tërhiqen nga aktivitetet sociale, pasionet dhe bisedat me të tjerët, duke treguar një interes të reduktuar në ndërveprimet që dikur u shijonin.

7. Ndryshimet e humorit dhe personalitetit

Alzheimeri mund të shkaktojë ndryshime në humor dhe personalitet, duke çuar në rritjen e nervozizmit, ankthit ose depresionit. Njerëzit mund të mërziten lehtësisht, të jenë dyshues ose të shfaqin ndryshime jo karakteristike të humorit.

8. Vështirësi në të folur dhe shkruar

Shprehja e mendimeve dhe ndjekja ose përfshirja në një bisedë, mund të bëhet sfiduese për ata që kanë Alzheimer. Ata mund ta kenë jo pak të vështirë të gjejnë fjalët e duhura, apo të ndjekin mendimet e stërholluara që shfaqin të tjerët.

9. Konfuzion mendor

Konfuzioni dhe çorientimi janë të zakonshme tek individët e prekur nga Alzheimeri, sidomos në mjedise të panjohura apo komplekse. Ata mund të harrojnë vendndodhjen e tyre, datën aktuale apo qëllimin që kanë objektet e njohura.

10. Sjellje agresive dhe nervozitet

Në disa raste, Alzheimer mund të çojë në rritjen e niveleve të agresivitetit dhe nervozizmit. Kjo gjë mund të jetë shqetësuese për individin dhe kujdestarët e tyre, duke kërkuar durim dhe mirëkuptim.

Related posts

Dëshira për ëmbëlsirat nuk është e rastësishme, këto janë arsyet pse mund të shfaqet

admin

Pagjumësia në fëmijëri shkakton rritje të kolesterolit në adoleshencë

admin

Kombinimet e ushqimeve të shëndetshme që duhet të provoni për mëngjes

admin