RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dhjetëra mijëra palestinezë në Kudsin Lindor janë nën rrethimin e Izraelit prej dy ditësh

Dy ditë me parë forcat izraelite kanë rrethuar disa lagje në Kudsin Lindor të pushtuar, ku jetojnë dhjetëra mijëra palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia izraelite vazhdon kërkimin për sulmuesin që vrau një oficer policie duke qëlluar ndaj forcave izraelite në hyrje të Kampit të Refugjatëve Shuafat në Kudsin Lindor më 8 tetor.

Sipas dëshmitarëve okularë që folën për AA, forcat izraelite kanë mbyllur hyrjet dhe daljet në Kampin e Refugjatëve Shuafat dhe disa lagje përreth që prej natës së 8 tetorit.

Dëshmitarët okularë thanë se forcat izraelite vazhduan kërkimet e tyre të gjera për të kapur sulmuesin që hapi zjarr ndaj policisë të shtunën dhe se askush nuk u lejua të hynte apo të dilte nga disa lagje në Kudsin Lindor ku jetojnë dhjetëra mijëra palestinezë.

Dëshmitarët okularë thanë se helikopteri gjithashtu ofroi mbështetje ajrore për policinë izraelite në përpjekjet e kërkimit dhe se disa palestinezë u ndaluan në zonat ku rrethimi vazhdon për dy ditë.

Thuhet se në lagjet e rrethuara nga policia izraelite sot nuk janë hapur shkollat ​​dhe është ndërprerë mësimi.

Çfarë kishte ndodhur?

Policia izraelite njoftoi se të shtunën në mbrëmje, më 8 tetor, se forcat e sigurisë në pikën e kontrollit në kampin e refugjatëve Shuafat u qëlluan nga një automjet në lëvizje dhe njëri nga tre policët e plagosur në sulm humbi jetën.

Grupet e rezistencës palestineze, nga ana tjetër, deklaruan se të shtënat ndaj forcave izraelite në Kudsin Lindor të pushtuar ishin një “reagim i natyrshëm” ndaj krimeve dhe bastisjeve të Izraelit në Mesxhid al-Aksa.

Qeveria e Tel Avivit ka kryer bastisje të shpeshta në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si pjesë e operacionit të quajtur “Breakwater”, të cilin e filloi në mars. Deri më tani më shumë se 100 palestinezë, përfshirë fëmijë, kanë humbur jetën në këto bastisje.

Related posts

Vdes një grua në një aksident komunikacioni në Ferizaj

admin

RMV: Miratohet metodologjia e re e punësimit, tani do të punësohen 31.54 % shqiptarë

admin

Mustafi publikon pamje të xhandarmërisë serbe në Luginë të Preshevës

rezart morina