RTV AHIRETI
Lajme

Dimër i vështirë për qytetarë, faturat e energjisë janë rritur deri në 35 euro

dimer-i-veshtire-per-qytetare,-faturat-e-energjise-jane-rritur-deri-ne-35-euro

Eksperti i ekonomisë, Adem Qorrolli është deklaruar ndaj rritjes së faturave të energjisë elektrike, duke thënë se shumë qytetarë po përballen me pagesa të fryra që arrijnë mesatarisht deri në 35 euro për anëtar të familjes.

Qorrolli shprehet se: “Faturat e fryra të energjisë në mesatare deri në 35 euro për anëtarë të familjes. Dhimbje për popullin, përgjegjësi për qeverinë. Qytetarët po përballen me një situatë të padurueshme: faturat e energjisë janë fryrë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa dimri afrohet dhe shumë familje nuk kanë mundësi të ngrohen si duhet”.

Ai ka theksuar se situata është bërë e padurueshme për shumë familje, me inflacionin e lartë që ka prekur ekonominë familjare.

“Inflacioni i lartë, çmimet e larta dhe mungesa e buxhetit e bëjnë këtë dimër edhe më të vështirë për njerëzit që jetojnë me të ardhura të pakta”.

Sipas Qorrollit, qeveria ka dështuar të mbrojë qytetarët dhe të planifikojë në kohë, duke e quajtur këtë “një pasqyrë të krizës së thellë të qeverisjes”.

“Qeveria që duhet të jetë mbrojtëse dhe planifikuese është e dobët, e paaftë dhe shpesh e fokusuar vetëm tek karriget dhe interesat e veta. Është e qartë se populli po paguan pasojat e paaftësisë dhe neglizhencës së qeverisë, institucionet nuk ofrojnë asgjë për të lehtësuar barrën. Populli nuk mund të mbetet peng i paaftësisë dhe interesave private të atyre që qeverisin”, ka deklaruar ai.

The post Dimër i vështirë për qytetarë, faturat e energjisë janë rritur deri në 35 euro first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

SHBA u bën thirrje Rusisë dhe Kinës të mos “shpërblejnë” sjelljen e keqe të Koresë së Veriut

admin

Ministri Pirro Vëngu vizitë në Kosovë, nga diskutimi për forcimin e bashkëpunimit për mbrojtjen te stabiliteti rajonal dhe ndërveprimi me aleatët, zbardhet takimi me Kurtin

admin

Mali i Zi, thyhen të gjitha rekordet, gara në shtrirje zgjat një muaj

Muhamet Ramadani