RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Do vazhdojmë të mbështesim Turqinë dhe OKB-në për rikthimin e Rusisë në marrëveshjen e drithit”

“do-vazhdojme-te-mbeshtesim-turqine-dhe-okb-ne-per-rikthimin-e-rusise-ne-marreveshjen-e-drithit”

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell njoftoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë “përpjekjet e palodhshme” të Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) për të vazhduar Marrëveshjen e Drithit në Detin e Zi, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga platforma e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, Borrell vlerësoi se “Rusia duhet të ndalë përdorimin e ushqimit si armë. Duhet të bindim Rusinë që të kthehet në Marrëveshjen e Drithit në Detin e Zi”.

Në të njëjtën kohë në një artikull në gazetën britanike “The Guardian”, Borrell tërhoqi vëmendjen se tërheqja e Rusisë nga marrëveshja muajin e kaluar shkaktoi rritjen e menjëhershme në çmimet e shumicës së grurit dhe misrit.

Efektive në këtë situatë kanë qenë edhe shënjestrimi dhe fillimi i shkatërrimit të objekteve të depozitimit të grurit dhe infrastrukturës portuale të Ukrainës pas tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja, njoftoi Borell.

“Teksa bota po përballet me ndërprerjet e furnizimit dhe çmimet e larta, Rusia tani duke vepruar sikur po zgjidh një problem që e ka krijuar vetë, po ia afrohet kryesisht vendeve të pambrojtura në Afrikë me propozimet për dërgesa dypalëshe të drithit. Kjo është një politikë cinike e përdorimit të qëllimshëm të ushqimit si armë”, theksoi ai.

– “Do vazhdojmë të mbështesim Turqinë dhe OKB-në”

“Do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e palodhshme të OKB-së dhe Turqisë për të vazhduar Marrëveshjen e Drithit në Detin e Zi” tha Borrell, duke vazhduar:

“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe të gjitha vendeve që të rrisin ndihmat e tyre për të mbështetur sigurinë globale ushqimore. Ftojmë të gjithë partnerët tanë që ti bëjnë thirrje Rusisë ashtu sikurse Unioni Afrikan, që të rikthehet në negociata dhe të ndalin së shënjestruari infrastrukturën bujqësore të Ukrainës. Mund të sigurojmë rikthimin e Rusisë në marrëveshje nëse jemi njëzëri dhe të qartë”.

– Marrëveshja e Korridorit të Drithit në Detin e Zi

Për të ulur ndikimin mbi çmimet globale të ushqimit si pasojë e sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, OKB-ja, Rusia, Turqia dhe Ukraina me një ceremoni të mbajtur në Istanbul më 22 korrik 2022 nënshkruan Marrëveshjen e Korridorit të Drithit në Detin Zi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një deklaratë 17 korrik lidhur me marrëveshjen afati i të cilës përfundoi deklaroi se “Marrëveshja e Korridorit të Drithit ka përfunduar de-facto, ka ndalur. Rusia do të rikthehet në marrëveshjen e drithit menjëherë sapo të zbatohen kushtet përkatëse. Pjesa e marrëveshjes lidhur me Rusinë nuk u përmbush”.

Related posts

Erdoğan: Hapat e ndërmarra me Izraelin nuk do të dobësojnë mbështetjen e Turqisë për Palestinën

admin

Këshilli i Sigurimit të OKB-së nesër diskuton për sulmet izraelite në Gaza

admin

Targave të automjeteve u vendosin stikersa “SRB-KM” në veri të Mitrovicës

admin