RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Drejtori i Policisë për ngjarjet në veri: Janë hapur raste penale, jemi në hetime

drejtori-i-policise-per-ngjarjet-ne-veri:-jane-hapur-raste-penale,-jemi-ne-hetime

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se janë në procedurë të hetimeve sa i përket ngjarjeve të së dielës në veri të Kosovws.

“Janë hapur raste penale, jemi në procedurë të hetimit, është vetëm një ditë prej kur janë tërheq, është ende herët të flitet sa njerëz janë duke u hetuar, kur i kemi informacionet e sakta do të dalim në publik”, ka thënë ai në një prononcim për media.

Mehmeti ka folur në një konferencë ku ka paraqitur projektin me pajisjet e reja “Parulla Inteligjente”.

Policia e Kosovës do të fillojë implementimin e projektit të patrullave inteligjente, pajisje këto të cilat në mënyrë elektronike do të bëjnë identifikimin e shpejtësisë, kundërvajtjeve në trafik, mjeteve të paregjistruara, mjeteve të vjedhura dhe do të mundësojë identifikimin e personave dhe mjeteve në kërkim.

Sipas policisë, këto pajisje do të mundësojnë shqiptimin e gjobave në mënyrë digjitale.

Mehmeti ka thënë se automjete me këto pajisje do të ketë në të gjithë vendit, përfshirë autostradat dhe zonat urbane.

“Qytetari i Kosovës ta kuptojë që nga sot në komunikacion do të jetë automjete dhe mjete teknike qe e ndryshojnë qasjen e policisë ndaj kundërvajtësve. Kundërvajtjet janë identifikuar përmes ndalimit deri tash. Në ditët në vijim identifikimi do të bëhet nga pajisjet teknike, sensorët, radarët, kamerat e instaluara në automjet e bëjnë identifikimin. Ndalime do të bëjmë deri kur databazat të konektohen me automjete ndërsa pastaj nuk do të ketë ndalime, gjoba do të bëhet në mënyrë elektronike”, ka thënë Mehmeti.

Related posts

Presidenti Erdoğan priti në takim kryeministrin pakistanez pas tërmeteve të fuqishme

admin

BE-ja pas zgjedhjeve në veri: Serbët të kthehen në institucione, Asociacioni të finalizohet

admin

Raportimi i shefit të AKI-së, Musliu: Grupi i Radoiçiqit po kryen ushtrime në rrethinën e Novi Pazarit, Kopaunikut dhe Kralevës

RTI