RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA dhe Izraeli stërvitje të përbashkët ushtarake në Detin e Kuq

shba-dhe-izraeli-stervitje-te-perbashket-ushtarake-ne-detin-e-kuq

Në njoftimin e ushtrisë izraelite nëpërmjet Twitter-it, thuhet se stërvitja e përbashkët e organizuar nga marina izraelite dhe amerikane në Detin e Kuq ka filluar më 1 gusht

Izraeli dhe SHBA-ja njoftuan se kanë filluar stërvitjet në Detin e Kuq, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e ushtrisë izraelite nëpërmjet Twitter-it, thuhet se stërvitja e përbashkët e organizuar nga marina izraelite dhe amerikane në Detin e Kuq ka filluar më 1 gusht.

Më tej në njoftim u bë e ditur se në stërvitje do të marrin pjesë edhe korvetat Sa’ar të klasës 4,5 dhe 5, ndërsa anijet luftarake izraelite, anijet e flotës së 5-të të marinës amerikane dhe cisternat e karburantit do të marrin pjesë në detyra të ndryshme.

Ndërkaq, Korporata e Transmetimit Publik e Izraelit (KAN) njoftoi se stërvitja në Detin e Kuq do të vazhdojë për katër ditë.

Në lajmin të cilin u theksua se stërvitja zhvillohet nën hijen e vëzhgimit të “pozicionimit iranian”, për të cilin është rritur për më shumë se një dekadë në rajon, u tërhoq vëmendja se fokusi është vendosur në planifikimin e misioneve, mbrojtjen e korridoreve të anijeve detare në rajon dhe kryerjen e stërvitjeve të përbashkëta midis dy forcave në det.

Sipas lajmit të KAN, ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, në një deklaratë në korrik tha se kanë zbuluar imazhet satelitore që tregojnë katër anije të Gardës Revolucionare iraniane në Detin e Kuq, numër i cili është më i madhi i anijeve iraniane në rajon në 10 vitet e fundit. /aa

Related posts

Meksika gjen 57 emigrantë adoleshentë të futur në kamion pranë kufirit me SHBA

admin

Numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza është rritur në 25.700

admin6

Veteranët i vendosin kushte Qeverisë

admin