RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dronët ukrainas dëmtojnë disa ndërtesa dhe objekte industriale në rajonin Tula të Rusisë

dronet-ukrainas-demtojne-disa-ndertesa-dhe-objekte-industriale-ne-rajonin-tula-te-rusise

Një sulm ukrainas me dronë synoi rajonin Tula të Rusisë gjatë natës, duke dëmtuar ndërtesat e banimit, objektet industriale dhe një qendër logjistike, tha sot guvernatori rajonal Dmitry Milyayev, transmeton Anadolu.

“Natën e kaluar, rajoni ynë u vu sërish në shënjestër të dronëve ukrainas”, tha Milyaev në Telegram, duke shtuar se Rusia shkatërroi 107 dronë ukrainas.

Ai tha se raportet paraprake treguan dëme në dy ndërtesa banimi në rrethin Venyovsky si dhe dy objekte industriale në rrethet Novomoskovsk dhe Uzlovsky.

Një dron ra në ambientet e një qendre të klasifikimit Wildberries, duke shkaktuar zjarr.

Ai tha se ekipet e emergjencës janë dërguar në vendngjarje dhe zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.

“Sipas informacioneve paraprake nuk ka patur viktima. Një person është plagosur dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore”, tha Milyayev.

Related posts

Biden riafirmon mbështetjen ‘e palëkundur’ për Jordaninë gjatë takimit me mbretin Abdullah

Muhamet Ramadani

Greqi, mijëra peshq të ngordhur mbulojnë sipërfaqen e detit! Ja shkaku i dyshuar

admin

Erdogan: Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë

Muhamet Ramadani