RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dy ditë para takimit me Vuçiq, Kurti zhvillon bisedë telefonike me SHBA-në e Mbretërinë e Bashkuar

dy-dite-para-takimit-me-vuciq,-kurti-zhvillon-bisede-telefonike-me-shba-ne-e-mbreterine-e-bashkuar

Dy ditë para takimit në Bruksel të kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleskandar Vuçiq, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kanë biseduar në telefon me Kurtin.

Kurti, në një shkrim në Twitter, tregoi se ka biseduar me këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, duke e quajtur “telefonatë të frytshme”.

Siç tha kryeminsitri, biseda ka qenë lidhur me dialogun me Serbinë, duke u fokusuar te nevoja për arritjen e një marrëveshjeje të qendërzuar në njohje reciproke.

“Një bisedë e frytshme telefonike me këshilltarin e Departamentit të Shtetit (Derek Chollet), lidhur me shumë çështje, përfshirë dialogun me Serbinë; rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje të qendërzuar në njohje reciproke”.

“Ai përcolli përshëndetjet e Sekretarit Blinken pas takimit tonë të mrekullueshëm në Uashington në muajin e kaluar”, ka shkruar Kurti.

Kurti, më herët gjatë ditës së martë, zhvilloi bisedë telefonike edhe me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Siç njofton Kurti në Twitter, është biseduar për takimet në Bruksel dhe rëndësinë për një marrëveshje me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përpara diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, deklaroi Kurti.

Më herët, Kurti ka deklaruar se në këtë takim nuk do të flasë për vendimet e Qeverisë së Kosovës, për targat dhe dokumentet serbe.

Ndërkaq, në Beograd insistojnë që temë e dialogut të jetë krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura më 2013 dhe 2015, në kuadër të dialogut. Por, Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik, ndërkaq së fundmi, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shprehur qëndrimin se për Asociacionin duhet të nisin diskutimet, por ai nuk duhet të krijojë një “shtet brenda shtetit”.

Sipas REL diplomatët në Bruksel thonë se qëllimi i takimit të 18 gushtit është që të ulen tensionet dhe të shmanget një përshkallëzim eventual i situatës.

Ky takim, sipas diplomatëve, synon që të përgatisë terrenin edhe për takime më të shpeshta në nivel të lartë, me qëllim që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve.

Related posts

Britania rrit buxhetin për mbrojtjen; 6 miliardë dollarë më shumë për dy vitet e ardhshme

admin

Shtëpia e Bardhë: Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë takohen virtualisht për të diskutuar operacionin Rafah

admin

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës

admin