RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

Dy namaze më kanë kaluar pa i falur, a duhet t’i bëj kaza?

dy-namaze-me-kane-kaluar-pa-i-falur,-a-duhet-t’i-bej-kaza?

Pyetja:

Mua më mbetën dy namaze para një dite, por harrova krejt se cilat namaze ishin në pyetje. Për këtë, a bën të fali dy namaze sipas llogaritjes sime, apo cilat ma merr mendja më tepër se më kanë mbetur?

***

Përgjigjja:

Së pari duhet patur parasysh se namazet duhet falur në kohën e tyre të përcaktuar ashtu si që thotë i Lartmadhërishmi në Kuran: “..namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.” (Nisa: 103)

Lënia e namazit nuk duhet të bëhet me qëllim, por vetëm nëse ka ndonjë arsye legjitime që pranohet fetarisht, si gjumi apo harresa, apo diçka tjetër e këtij karakteri. Me këtë rast duhet patur parasyshë hadithet e të Dërguarit të Allahut ﷺ i cili ka vënë theks në pasojat negative nga lënia e namazit të cilat muslimani duhet t’i evitojë duke mos e lënë namazin.

Mirëpo, nëse veç të ka ngelur pa falur një namaz, gjithsesi duhet ta kompenzosh, apo si që thuhet edhe tek ne:ta bësh kaza. Normalisht, kaza bëhet namazi që të ka mbetur e jo ndonji namaz tjetër, apo vetëm të bësh kaza pa e ditur saktë se për cilin namaz bëhet fjalë.

Kështu, në rastin tuaj, ju duhet t’i bëni kaza të gjitha namazet e ditës sepse nuk e dini saktë për cilin namaz bëhet fjalë. Nëse e dini saktë se namazin e keni falur, apo se jacinë e keni falur, apo ndonji namaz tjetër, atëherë atë namaz nuk do ta bëni kaza, ndërkaq tjerët do t’i bëni kaza.

Allahu e di më së miri.

Bashkim Aliu

Related posts

A mundet të ndikojë mësyshi që të ndodh tradhëtia bashkshortore?

admin

Cili është gjykimi për faljen ngjitur me tjetrin në namazin me xhemat?

admin

Çfarë kriteri duhet të ndjek muslimani për të zgjedhur emrin e fëmijës?

admin