RTV AHIRETI
Lajme

Dy paqeruajtës të OKB-së vriten në Mali

dy-paqeruajtes-te-okb-se-vriten-ne-mali

Dy paqeruajtës të OKB-së u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm të kryer nga “persona të armatosur të paidentifikuar” në Mali, tha OKB-ja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të premten, misioni i OKB-së në Mali, MINUSMA, tha: “Një sulmues u neutralizua…Një Forcë e Reagimit të Shpejtë e MINUSMA-s u dërgua menjëherë për të siguruar zonën”.

El-Ghassim Wane, kreu i MINUSMA-s, u citua në deklaratë të ketë thënë se ai është “thellësisht i tronditur” nga ky “akt i urryer”, të cilin ai e ka dënuar ashpër.

“Pavarësisht mjedisit të vështirë operacional mbizotërues, MINUSMA nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të kryer mandatin e saj”, ka shtuar Wane.

Misioni Shumëdimensional i Kombeve të Bashkuara për Stabilizim të Integruar në Mali (MINUSMA) u krijua në vitin 2013 me Rezolutën 2100 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së “për të mbështetur proceset politike në atë vend dhe për të kryer një sërë detyrash të lidhura me sigurinë”.

Related posts

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë, presidenti Begaj: Paqja e qëndrueshme nuk realizohet pa pjesëmarrje të barabartë gjinore në vendimmarrje

admin

Haradinaj: Gjermania një nga aleatët më të palëkundur të Kosovës

RTI

Rusi – Ukrainë: Vendoset armëpushimi për 36 orë

admin