RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

E pathëna për të moshuarit në Shqipëri që po vdesin në vetmi…

e-pathena-per-te-moshuarit-ne-shqiperi-qe-po-vdesin-ne-vetmi…

Në një shkrim në gazetën DITA, gazetarja Migena Aleksi raporton për tetë të moshuar shuar në vetmi kohët e fundit në Korçë, që siç shkruan ai, është një dramë për këtë qytet, gjithashtu nën shpopullim, edhe pse renditet te qytetet elitare të Shqipërisë.

“Në gjashtë muajt e fundit, plot 8 të moshuar kanë ndërruar jetë në vetmi të plotë brenda banesave të tyre, një shifër alarmante që dëshmon dështimin total të shtetit për të mbrojtur moshën e tretë.

Rritja dramatike e numrit të të moshuarve që jetojnë të izoluar është pasoja direkte e një Shqipërie të zbrazur nga rinia. Punonjësit socialë në terren dëshmojnë se vizitat në banesë ose një telefonatë e thjeshtë sot janë çështje mbijetese psikologjike për këta njerëz.

Sipas të dhënave zyrtare të Sigurimeve Shoqërore, në qarkun e Korçës numërohen rreth 65 mijë pensionistë. Megjithatë, shteti dhe institucionet lokale nuk kanë asnjë evidencë të saktë se sa prej tyre janë lënë në mëshirë të fatit, pa asnjë kujdes familjar apo mjekësor.

Përballë kësaj ushtrie të moshuarish në rrezik, reagimi i institucioneve është qesharak krahasuar me Perëndimin ku duam të bëjmë pjesë”, shkruan ajo.

Kjo është plotësisht e vërtetë sa i përket shtetit. Por kjo dramë ka dhe një dimension tjetër që duhet evidentuar: braktisja e të moshuarve nga vetë fëmijët e tyre. Shteti, sado social apo i ndjeshëm të jetë, nuk mund të luajë rolin e familjarëve për të moshuarit në gjirin e tij. Ndaj, më dramë është pikërisht kjo. Është deri në nivel krimi ndaj prindërve që të marrësh udhët e botës për një jetë “më të mirë” dhe t’i braktisësh prindërit në vuajtjet e vetmisë.

O merri me vete atje ku shkon, o qëndro me ta sa të jenë në jetë! /tesheshi

Related posts

Tetë të vdekur dhe 384 turistë të zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave pranë kufirit Nepal-Kinë

RTI

Izraeli bombardoi në Libanin jugor, Hezbollah thotë se u përgjigj me raketa ndaj bazës së IDF-së!

admin

Kusari-Lila rreth letrës së krerëve të vendit për asociacion: Është veç një formalitet

admin