RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy arrin në Holandë, takohet me kryeministrin Rutte

zelenskyy-arrin-ne-holande,-takohet-me-kryeministrin-rutte

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy është takuar me kryeministrin holandez, Mark Rutte, të dielën, në një bazë ajrore në qytetin e Eindhovenit, në jug të Holandës, raporton agjencia AP.

Takimi vjen dy ditë pasi Holanda bëri të ditur se ka marrë miratimin e SHBA-së për të dorëzuar avionë luftarakë F-16 për forcën ajrore të Ukrainës.

Ky veprim u cilësua si një shtysë e madhe për Kievin zyrtar, në luftën e tyre kundër agresionit rus. Ukraina, së fundmi ka filluar një kundërofensivë të shumëpritur kundër forcave të Kremlinit por pa mbulim ajror. Qeveria holandeze dhe daneze janë gjithashtu të përfshira në një koalicion që po punon për të trajnuar pilotët ukrainas për të drejtuar avionët luftarakë të avancuar. Lideri ukrainas, Zelenskyy ishte në Suedi një ditë më parë. /koha

Related posts

OBSH po heton një sëmundje misterioze në Argjentinë

admin

Stampedo para një stadiumi në Irak, dy të vdekur e dhjetëra të lënduar

admin

Tërheqja e 5 mijë trupave nga Gjermania, dy ligjvënës republikanë kritikojnë vendimin: Po i dërgohet një sinjal i gabuar Vladimir Putinit

admin