Shumë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në Turqi.
Kontingjenti i Kosovës u nisën për në Turqi që në momentin kur si pasojë e tërmetit humbën jetën shumë persona.
Para pak minutave është bërë e ditur se pikërisht pjesëtarët e FSK-së kanë arritur të shpëtojnë edhe dy persona të cilët gjendeshin nën rrënojat e shkatërruara.
Sot pas 160 orëve që nga tërmeti, kanë arritur të nxjerrin të gjallë një qytetarë i gjinisë mashkull rreth moshës 45 vjeçare, dhe pas 162 orëve është nxjerr edhe një vajzë 13 vjeçare, nën rrënojat e një objekti të shkatërruar.
“Pas një pune të palodhshme dhe shumë sfiduese me rrezikshmëri të lartë e me angazhim maksimal, të pathyeshëm dhe të pandalshëm djemtë e vajzat e ushtrisë së Kosovës së bashku me ekipet e ushtrisë turke, sot pas 160 orëve që nga tërmeti, kanë arritur të nxjerrin të gjallë një qytetarë i gjinisë mashkull rreth moshës 45 vjeçare, dhe pas 162 orëve është nxjerr edhe një vajzë 13 vjeçare, nën rrënojat e një objekti të shkatërruar.Edhe pse kanë kaluar shumë orë kërkimi, ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë të motivuar dhe po japin të gjithë energjinë e tyre për të shpëtuar jetët e njerëzve që janë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti”,thuhet në njoftim.
Ekipet e FSK-së në kuadër të Kërkim-Shpëtimit vazhdojnë të jenë të përkushtuar që t’u dalin në ndihmë të gjithë atyre qytetarëve që ende janë të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave të shumta që u shkatërruan si shkak i tërmetit.