RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Egjipt, 9 të vdekur nga shembja e një ndërtese 4-katëshe

egjipt,-9-te-vdekur-nga-shembja-e-nje-ndertese-4-kateshe

Nëntë persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e shembjes së një ndërtese në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës egjiptiane “Al-Ahram”, ekipet e mbrojtjes civile, të cilat pas njoftimit për shembjen e një ndërtese katërkatëshe në veri të Kajros kanë mbërritur në vendngjarje, kanë arritur të nxjerrin nëntë kufoma dhe katër persona me lëndime.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar.

Të dielën, katër persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u plagosën nga shembja e një ndërtese në veri të Egjiptit.

Muajin e kaluar, dhjetë persona humbën jetën kur ndërtesa e tyre 13-katëshe u shemb në qytetin bregdetar të Aleksandrisë.

Shembjet e ndërtesave janë të shpeshta në Egjipt për shkak të shkeljeve të rregullave të ndërtimit dhe mosmarrjes së lejeve të nevojshme si rezultat i mungesës së mbikëqyrjes së qeverisë.

Related posts

Osmani nga Shqipëria: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, garanci për paqe të rajonit

admin

Kurti: Objekti i ri i ATK-së në veri do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve

admin

40% e iz’raelitëve mbështesin propozimin e Bidenit për armëpushim

admin