Egjipti ka njoftuar fillimin e stërvitjes së përbashkët ushtarake “Ylli i Ndritshëm 2023” në të cilën marrin pjesë 34 vende, transmeton Anadolu.
Televizioni shtetëror i Egjiptit bëri të ditur se stërvitja, që filloi në bazën ushtarake Mohamed Nagauib në rajonin El-Alamein në veriperëndim të vendit, do të vazhdojë deri më 14 shtator, por nuk ndau informacion të detajuar lidhur me stërvitjen dhe vendet që marrin pjesë.
Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite dje njoftoi se ka përfunduar mbërritja në Egjipt e njësive ushtarake që do të marrin pjesë në stërvitjen “Ylli i Ndritshëm 2023”.
Më 26 gusht, ushtria egjiptiane informoi se në stërvitjen në fjalë do të marrin pjesë 34 vende dhe 8 mijë ushtarë.
Egjipti në vitin 2018 organizoi stërvitjen “Ylli i Ndritshëm” ku morën pjesë nëntë vende, kryesisht SHBA-ja dhe Britania, si dhe 16 vende vëzhguese, përfshirë Pakistanin dhe Indinë.
Stërvitja, e cila u ndërpre në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19, u mbajt në vitin 2021 në Egjipt me pjesëmarrjen e 21 vendeve.