Kina është përfshirë nga vala e të nxehtit, me temperaturat në Pekin që kanë shënuar 36 gradë Celsius. Provinca Yunnan regjistroi temperatura mbi 40 gradë Celsius.
Në dy ditët e fundit, provinca Shandong dhe Pekini kanë lëshuar paralajmërime për rritjen e temperaturave. Qytetet me popullsi të madhe si Jinan, Tianjin dhe Chengdu pritet të regjistrojnë temperatura deri në 37 gradë Celsius.
Agjencia meteorologjike e Kinës ka paralajmëruar rajonet që të përgatiten për temperatura të lartë këtë verë.
Dëmtimi i të korrave mund të rrisë çmimet e ushqimeve, të përkeqësojë inflacionin dhe të ushtrojë presion mbi ekonominë e Kinës ndërsa vendi po përpiqet të rikuperohet nga një politikë trevjeçare zero -covid-19 që pengoi rritjen e ekonomisë në vend. /abcnews