RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Ekstremisti Luigj Marku nga Lezha shpallet në kërkim ndërkombëtar

ekstremisti-luigj-marku-nga-lezha-shpallet-ne-kerkim-nderkombetar

Luigj Marku, 39-vjeçari, i cili bën thirrje ekstremiste në rrjetet social Tik-Tok dhe Facebook është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky shtetas sipas burimeve të Prokurorisë së Lezhës prej kohësh nuk jeton në Shqipëri. Verifikimet e deritanishme kanë zbuluar se ai jeton dhe vepron në shtetin e Irlandës në qytetin e Dublinit.

Oranews raporton se Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës i kanë kërkuar ndihmë autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit Luigj Marku i cili akuzohet për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes.

Policia tha se ky shtetas prej kohësh publikon në rrjete socilale video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste.

Prokuroria dhe antiterrori e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të thirrjes dhe nxitje për kryerjen e veprimeve ekstremiste.

Prokuroria ka marrë edhe disa video për plotësimin e dosjes hetimore.

Luigj Marku bashkë me Anton Zefin të cilët tashmë janë duke u hetuar edhe nga Policia e Shqipërisë kanë vazhduar me ofendimet dhe sharjet e tyre ndaj myslimanëve.

Në rrjetet sociale Tik Tok dhe Facebook ku 39-vjeçari disponon adresa publikohen rregullisht video dhe kryesisht janë video live që Marku i bën me persona të tjerë.

Përveç ekstremizmit që tregon, Luigj Marku kërcënon më fjalë çdo person që del kundër tij. /Oranews/

Related posts

SHBA, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në New Mexico për shkak të zjarreve

RTI

Stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm në Afganistan, raportohet për 40 viktima dhe qindra të lënduar

admin

Lajmet e fundit nga Pa’lestina

admin