RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan dhe presidentja greke theksojnë rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe

erdogan-dhe-presidentja-greke-theksojne-rendesine-e-permiresimit-te-marredhenieve-dypaleshe

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologia e tij greke, Katerina Sakellaropoulou, kanë theksuar rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve fqinje, raporton Anadolu.

Në takimin e saj me presidentin Erdoğan në Athinë, Sakellaropoulou tërhoqi vëmendjen për afrimin e vazhdueshëm midis dy vendeve.

“Është më e nevojshme se kurrë që Greqia dhe Türkiye të punojnë së bashku për të forcuar bashkëpunimin, për të promovuar të drejtën ndërkombëtare dhe mirëqenien e rajonit më të gjerë”, tha Sakellaropoulou.

Ajo gjithashtu shprehu shpresë se Këshilli i 5-të i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Greko-Turk, që do të mbahet sot, do të ishte produktiv.

Presidenti Erdoğan theksoi se vizita e tij në Athinë do të kontribuojë në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. “Besoj se takimi i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë do të mundësojë forcimin e periudhës së re midis Türkiyes dhe Greqisë”, tha ai.

Presidenti turk tha se synimi është rritja e vëllimit tregtar prej 5,5 miliardë dollarë në 10 miliardë dollarë.

“Do të bisedojmë se çfarë hapa mund të hedhim dhe në cilat fusha”, tha ai.

Related posts

Formimi i gropave në Konya të Turqisë në rritje

Muhamet Ramadani

“Për tri javë, 13 mjekë lëshuan punën në QKUK”

admin

Tragjike, tre të vdekur në një aksident rrugor në Kosovë, detajet

admin