RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Duam t’i hapim korridoret Zangezur dhe Laçin duke i shndërruar në korridore paqeje

erdogan:-duam-t’i-hapim-korridoret-zangezur-dhe-lacin-duke-i-shnderruar-ne-korridore-paqeje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shprehu shpresën për hapjen e korridoreve Zangezur dhe Laçin duke i shndërruar ato në korridore paqeje, raporton Anadolu.

Erdoğan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avion, pas vizitës së tij të djeshme në enklavën e Azerbajxhanit, Nakhchivan.

Duke folur për korridoret Zangezur dhe Laçin, Erdoğan shprehu shpresën për hapjen e këtyre korridoreve duke i shndërruar ato në korridore paqeje. “Është e pamundur të mendosh për një korridor ku ende mbizotëron lufta”, tha ai.

“Është koha për paqe dhe qetësi të përhershme në Khojaly dhe Karabak nën sovranitetin e Azerbajxhanit. Armenisë i takon të qëndrojë pranë paqes për të vendosur qetësinë”, shtoi presidenti turk.

Azerbajxhani së fundmi zhvilloi një operacion anti-terrorist në Karabak, për të mbështetur dispozitat e përshkruara në marrëveshjen e paqes trepalëshe të nëntorit të vitit 2020 që nënshkroi me Rusinë dhe Armeninë.

Marrëdhëniet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, si dhe shtatë rajone përreth.

Në vjeshtën e vitit 2020, Azerbajxhani çliroi disa qytete, fshatra dhe vendbanime nga pushtimi armen gjatë luftimeve që zgjatën 44 ditë. Lufta përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia dhe filluan bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve.

Erdoğan vlerësoi edhe Projektin e Rrugës së Zhvillimit. “Kreu i Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Nahyan ka qëndrim të vendosur. Në takimin e fundit propozoi ‘Ti përfundojmë përgatitjet për projektin për 60 ditë’”, tha Erdoğan.

Mes tjerash Erdoğan komentoi edhe vizitën e planifikuar të kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu në Turqi, duke theksuar se vazhdojnë bisedimet për një kohë të përshtatshme, ndërsa mund të zhvillohet në tetor ose nëntor.

Lidhur me anëtarësimin e Suedisë në NATO, presidenti Erdoğan kërkoi nga Suedia që t’i qëndrojë besnik premtimit, me ç’rast edhe Kuvendi turk të qëndroj besnik ndaj premtimit.

Related posts

Palestinë: Këtu është një përmbledhje e ngjarjeve të fundit

admin6

Shteti i vetëshpallur armen në Karabak do të pushojë së ekzistuari

admin

Escobar viziton Kosovën këtë javë për të diskutuar për dialogun dhe dinarin

RTI