RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Krimet e luftës të Izraelit nuk duhet të mbesin pa përgjigje

erdogan:-krimet-e-luftes-te-izraelit-nuk-duhet-te-mbesin-pa-pergjigje

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dënoi sot “krimet e luftës” të Izraelit dhe “krimet e tij kundër njerëzimit” në Gaza, raporton Anadolu.

“Humbja e jetëve të 17 mijë palestinezëve të pafajshëm, kryesisht fëmijë dhe gra, është krim ndaj njerëzimit, krim lufte. Këto krime të Izraelit nuk duhet të lihen pa përgjigje”, tha Erdoğan në fjalën e tij në samitin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Erdoğan tha gjithashtu se prioriteti i Turqisë është të “sigurojë që një armëpushim i përhershëm të zbatohet në Gaza dhe ndihma humanitare të shpërndahet pa asnjë ndërprerje”.

Ai gjithashtu kritikoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

“Administrata e Netanyahut e rrezikon sigurinë, të ardhmen e gjithë rajonit tonë për të zgjatur jetën e vet politike”, tha ai.

“Nuk duhet të lejojmë që mizoria në Gaza të shndërrohet në një luftë rajonale që do të përfshijë edhe Sirinë”, shtoi presidenti Erdoğan.

Lideri turk vlerësoi më tej Katarin dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islam (OBI) për veprimet e tyre në lidhje me Gazën, duke përshëndetur “përpjekjet e Katarit për të realizuar një pauzë humanitare në Gaza”.

Lidhur me investimet në vendin e tij, Erdoğan tha: “Turqia ruan statusin e ‘portit të sigurtë’ për investitorët ndërkombëtarë. Jemi të gatshëm t’u japim çdo lloj mbështetje vëllezërve që kanë besim në ekonominë turke”.

Related posts

VIDEO/ Një shqiptar mbeti i vrarë nga bashkëkombasi i tij dhe tre të tjerë u plagosën, dalin pamjet e atentatit në Itali. Klientët terrorizohen…

admin

Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e policisë për gjuajtjen me armë në Kodër të Trimave?

RTI

SHBA, Harvey Weinstein dënohet më 16 vite në rastin për përdhunim

Muhamet Ramadani