Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se nuk do të priste në takim ambasadorin amerikan në Turqi, Jeffrey Flake, pas takimit te tij me liderin e opozitës, disa javë përpara zgjedhjeve.
“Ky nuk është veprimi i duhur, përpiquni të përdorni pak trurin tuaj. Ju jeni një ambasador. Kontakti juaj këtu është presidenti”, tha të hënën Erdogan, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu”.
“Si ambasador, ju e dini rolin tuaj. Si guxoni të kërkoni tani një takim me presidentin? Dyert tona janë mbyllur për të”, tha Erdogan.
Udhëheqësi i opozitës Kemal Kılıçdaroglu i partisë së qendrës së majtë CHP po garon kundër Erdoganit në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 14 maj.
Sondazhet sugjerojnë se ai ka një shans të mirë për të mundur Erdoganin pas 20 vjetësh në qeverisje të shtetit.
Deklarata e Erdogan erdhën pasi Flake vizitoi Kılıçdaroglu në selinë qendrore të Partisë Popullore Republikane (CHP) të qendrës së majtë, në Ankara në fund të marsit. /atsh/mesazhi