RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Kryeministri grek nuk ka njohuri mbi rregullat e protokollit

erdogan:-kryeministri-grek-nuk-ka-njohuri-mbi-rregullat-e-protokollit

Presıdenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i pyetur nëse pati bisedë të tensionuar me kryeministrin grek në darkën e liderëve që morën pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Pragë, tha se Kyriakos Mitsotakis nuk ka njohuri për rregullat e protokollit, raporton Anadolu Agency (AA).

“A mendoni se Presidenti i Republikës së Turqisë do ta degradonte veten në një nivel të tillë?”, u tha Erdoğan gazetarëve pas namazit të xhumasë në Istanbul.

“Ai (Mitsotakis) është njeri që nuk i njeh rregullat e protokollit. Edhe pse ai nuk duhet të mbante fjalim në program, nuk e di nga kush mori leje, ai u përpoq të më përgjigjej”, shtoi Erdoğan.

Në lidhje me bisedën e fundit telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, Erdoğan tha: “Ai shprehu falënderime veçanërisht për ndërmjetësimin tonë dhe tha: ‘Unë e përgëzoj (Türkiye-n) për këtë ndërmjetësim të suksesshëm’”.

I pyetur për marrëveshjen e avionëve F-16 me SHBA-në, presidenti turk theksoi se “nëse SHBA-ja nuk i plotëson nevojat tona në lidhje me F-16, ka shumë vende të tjera në botë që do të na japin atë që kemi nevojë”.

 

Related posts

Së paku 52 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Johanesburg – VIDEO

rezart morina

OBSH: RD e Kongos po përballet me shpërthimin më të keq të kolerës që nga viti 2017

RTI

OKB: Gati 10.000 civilë janë vrarë në Ukrainë prej nisjes së luftës

rezart morina