RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan, një thirrje për muslimanët në Perëndim…

erdogan,-nje-thirrje-per-muslimanet-ne-perendim…

“Ne themi ‘po’ integrimit dhe ‘jo’ çdo forme asimilimi”

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se myslimanëve duhet t’u lejohet të integrohen në shoqëritë ku jetojnë, pa pritur prej tyre që të heqin dorë nga gjuha, kultura apo rrënjët e tyre.

“Fatkeqësisht, në shumë pjesë të botës, sidomos në Evropë, ka probleme. Nga myslimanët pritet jo të integrohen, por të asimilohen. Ne themi ‘po’ integrimit dhe ‘jo’ çdo forme asimilimi”, tha Erdogan.

Ai i bëri këto deklarata në një aktivitet në Gotham Hall të Nju Jorkut, të organizuar nga Komiteti Kombëtar Drejtues Turko-Amerikan (TASC), Unioni i Demokratëve Ndërkombëtarë (UID), Shoqata e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur (MÜSİAD) dhe Këshilli i Organizatave Myslimane të SHBA-së (USCMO).

Sipas tij, pjesëtarët e komunitetit turk mund ta forcojnë vendin e tyre në jetën politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore, duke ruajtur njëkohësisht gjuhën, kulturën dhe lidhjet me atdheun.

“Të mësuarit e gjuhës dhe kulturës së vet, si dhe ruajtja e lidhjeve me atdheun, nuk përbëjnë pengesë për integrimin”, theksoi Erdogan.

Ai kërkoi një përfaqësim më të fortë të turko-amerikanëve në politikë, biznes, akademi, kulturë dhe arte. Arritjet individuale, tha ai, duhet të shndërrohen në institucione të forta dhe struktura të qëndrueshme, që të trashëgohen brez pas brezi.

Sipas Erdoganit, komunitetet më të forta mund të ndihmojnë në luftën kundër ndjenjave antimyslimane, ksenofobisë dhe diskriminimit.

Thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Erdogan u ndal edhe te zgjedhjet e pritshme të mesmandatit në SHBA, duke u bërë thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike dhe ta bëjnë të dëgjuar zërin e tyre.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve tanë që të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike në zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit. Është shumë, shumë e rëndësishme që vullnetin tuaj ta pasqyroni në kutitë e votimit në nivelin më të lartë”, tha ai.

Ai i nxiti pjesëtarët e komunitetit t’i vazhdojnë veprimtaritë e tyre në SHBA me unitet, solidaritet dhe frymë vëllazërie.

Erdogan vlerësoi gjithashtu punën e TASC-it dhe të organizatave të tjera të shoqërisë civile, duke shtuar se Turqia do të vazhdojë t’i mbështesë qytetarët dhe komunitetet turke në SHBA.

“Dua ta dini se Turqia dhe ne do të jemi gjithmonë pranë jush dhe jemi gati t’ju ofrojmë çdo lloj mbështetjeje”, tha ai. /tesheshi

Related posts

Rusia dhe Kina nënshkruajnë 20 dokumente që përfshijnë ekonominë, energjinë, transportin dhe bashkëpunimin global

Kushtrim Guraj

Policia nis hetimet për tri vdekje të dyshimta në Prishtinë, Graçanicë e Malishevë

admin

FOTO/ Tragjedi në Meksikë, autobusi bie 180 metra në humnerë, të paktën 8 pasagjerë të vdekur dhe 19 të plagosur!

admin