RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: Vendimet SHBA-Kinë për sigurinë, teknologjinë dhe inteligjencën artificiale mund të sjellin “dekada” paqeje

trump:-vendimet-shba-kine-per-sigurine,-teknologjine-dhe-inteligjencen-artificiale-mund-te-sjellin-“dekada”-paqeje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se vendimet e marra gjatë bisedimeve me presidentin kinez, Xi Jinping, në kuadër të vizitës shtetërore, për sigurinë, teknologjinë dhe “superinteligjencën”, duke iu referuar inteligjencës artificiale, do të ndikojnë në stabilitetin global për shumë vite, raporton Anadolu.

Duke folur në një konferencë për media së bashku me homologun e tij kinez, Trump tha se të dyja vendet “kanë punuar për të nxitur një marrëdhënie tregtare më të ekuilibruar, duke përfshirë qasje të re në treg për fermerët dhe blegtorët amerikanë”.

“Gjatë kësaj vizite, do të diskutojmë gjithashtu çështje urgjente që lidhen me sigurinë, teknologjinë dhe superinteligjencën. Vendimet që marrim sot në këto fusha mund të nxisin paqen dhe prosperitetin për dekada e dekada në vijim”, tha Trump.

Deklaratat u bënë përpara bisedimeve me dyer të mbyllura Trump-Xi në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të një vizite shtetërore treditore që përfshin gjithashtu nderime ushtarake dhe një darkë shtetërore.

Related posts

Iz’raeli urdhëron evakuimin nga Khan Younis lindor në al-Mawasi

Muhamet Ramadani

Pushohet nga puna gazetari italian që bëri pyetje për Gazën në Komisionin Evropian

Muhamet Ramadani

BE pret rritje të numrit të refugjatëve në të ardhmen

admin